Lidhje

Dhjetra të vrarë në një shpërthim në Kabul


Zyrtarët afganë thonë se së paku 43 vetë u vranë dhe 83 të tjerë u plagosën në një shpërthim vetëvrasës në një mbledhje të studiuesve fetarë në kryeqytetin Kabul.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Najib Danish tha se vetvrasësi e shpërtheu jelekun me eksploziv ndërsa njerëzit ishin mbledhur për të shënuar ditëlindjen e Profetit Mohammed në një sallë dasmash.

Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë Wahedullah Majroh i tha Zërit të Amerikës se së paku 24 vetë u sollën në spital në "gjendje kritike".

Presidenti Ashraf Ghani e dënoi sulmin. Ai e shpalli të mërkurën ditë kombëtare zie, duke thënë se flamuri kombëtar do të ngrihet në gjysmë shtize në të gjitha institucionet e vendit dhe në misionet diplomatike afgane jashtë.

Dëshmitarët u thanë gazetarëve se brenda sallës kishte rreth 1.000 njerëz, duke përfshirë studiues të njohur fetarë.

Talibani e dënoi shpërthimin vetëvrasës, duke thënë se grupi kryengritës nuk kishte të bënte me sulmin.

Mohimi nga ana e talebanëve ka forcuar dyshimet se shpërthimi mund të ketë qenë vepër e degës afgane të Shtetit Islamik, e njohur si ISK-P ose ISIS-i i Provincës Khorasan.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG