Lidhje

Mali i Zi i kërkon shpjegime Serbisë për strehimin e së akuzuarës në   ambasadë


Ministria e Jashtme e Malit të Zi thirri të hënën në bisedë informative ambasadorin e Serbisë në Podgoricë, Zoran Bingulac, pasi njëra nga 14 të dyshuarit në rastin e grusht shtetit të dështuar kundër Qeverisë malazeze në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, Branka Miliç u strehua në ambasadën serbe.

E akuzuara Miliç iku nga gjykata gjatë seancës dëgjimore që u mbajt të premten, duke thënë se i janë shkelur të drejtat.

Gjykata Në Podgoricë më pas urdhëroi arrestimin e saj, por ajo hyri në Ambasadën e Serbisë.

Miliç ka shtetësi serbe dhe ajo është në mesin e 14 të dyshuarve për komplot për të rrëzuar Qeverinë e Malit të Zi në prag të zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit 2016, me qëllim për të penguar anëtarësimin e këtij vendi në NATO.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG