Lidhje

Parlamenti britanik vendos në dhjetor për Brexit-in


Parlamenti britanik do të vendosë më 11 dhjetor nëse do të miratojë apo hedhë poshtë marrëveshjen për daljen e Britanisë nga BE-ja, të negociuar nga Kryeministrja Theresa May.

Të hënën zonja May paralajmëroi ligjvënësit se Britania rrezikonte një të ardhme të paqartë nëse parlamenti do të refuzonte marrëveshjen.

Si kritikët brenda qeverisë konservatore të zonjës May ashtu edhe partitë opozitare kanë kërcënuar të votojnë kundër marrëveshjes për Brexit-in.

Ka shumë pak gjasa që muajin e ardhshëm kryeministrja e Britanisë të sigurojë mbështetjen e nevojshme të Dhomës së Komunëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG