Lidhje

Ivanka Trump në mbrojtje të përdorimit të email-it privat


Ivanka Trump i doli në mbrotje përdorimin të një llogarie private të postës elektronike, në kohën kur do të fillonte punë si këshilltare në administratën e të atit të saj.

Vajza e Presidentit Donald Trump tha gjatë një interviste për televizionin ABC News të transmetuar të mërkurën, se përdorimi i email-it privat të saj ndërsa ndodhej në proces për të marrë një detyrë në administratë, nuk mund të krahasohet me përdorimin e serverit privat të email-eve nga ana e sekretares së Shtetit Hillary Clinton.

Ivanka Trump tha se emailet e dërguara nga llogaria e saj private janë arkivuar dhe nuk përmbajnë informacione sekrete. Ajo thotë se nuk ka fshirë asnjë prej tyre.

Në një artikull të gazetës “Washington Post” këtë muaj thuhej se Ivanka Trump kishte përdorur llogarinë personale të email-it për të kryer punë qeveritare. Republikanët dhe demokratët në Kongres thonë se po shqyrtojnë situatën për t'u siguruar se ajo ka qenë në pajtim me ligjin federal.

Zonja Clinton thotë se nuk i ka dërguar kurrë me vetëdije informacionet sekrete.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG