Lidhje

Manafort mohon të ketë takuar Julian Assange-in


Manafort Assange

Ish-kryetari i fushatës presidenciale të zotit Donald Trump, Paul Manaforti, hodhi poshtë pohimet e një artikulli të gazetës britanike “The Guardian” sipas të cilit ai ishte takuar tre herë me themeluesin e WikiLeaks-it Julian Assange, përfshirë dhe një takim rreth periudhës kur zoti Manafort u bë pjesë e fushatës së zotit Trump.

Zoti Manafort po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ligjore kundër gazetës. Edhe organizata WikiLeaks-i mohoi gjithashtu të ketë patur takim me zotin Manafort, duke e quajtur gazetarin që ka shkruar artikullin "një fabrikues serial".

Zoti Assange po qëndron në ambasadën e Ekuadorit në Londër për t’iu shmangur arrestimin të mundshëm për krime të dyshuara seksuale në Suedi dhe një procesi gjyqësor të mundshëm në Shtetet e Bashkuara për shkak të publikimit të dokumenteve të klasifikuara.

Zoti Manafort ndodhet aktualisht në burg duke pritur dënimin për krime të ndryshme financiare.

Hetimi që po kryen Prokurori i Posaçëm Robert Muller mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 përfshin edhe hetimin rreth dyshimeve për një bashkëpunim të fshehtë mes zyrtarëve të fushatës së zotit Trump me Rusinë apo WikiLeaks-in.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG