Lidhje

Pritshmëria e darkës Trump-Xi


Presidenti Donald Trump anuloi një konferencë të planifikuar në Buenos Aires të shtunën, duke thënë se koha nuk ishte e përshtatshme për shkak të vdekjes së ish-Presidentit amerikan Xhorxh H.W. Bush në moshën 94-vjeçare. Por Trumpi tha se do të vazhdojë me planet për një darkë sonte me presidentin kinez Xi Jinping.

"Ai ishte një njeri ideal dhe do të ma mungojë. Ai e jetoi jetën plotësisht dhe në mënyrë shembullore", tha presidenti Trump për presidentin e ndjerë. Ai nuk iu përgjigj pyetjes së një gazetari nëse i vjen keq për kritikat e tij të mëparshme ndaj presidentit të 41-të , dhe djalin e tij, George W. Bush, i cili ishte presidenti i 43-të.

"Fakti që kemi humbur një president të vërtetë e brengos takimin," tha Trumpi para darkës me presidentin kinez.

Gjatë darkës, pas përfundimit të mbledhjes së liderëve të G-20, presidentët Trump dhe Xi - të cilët do të shoqërohen vetëm nga një grup i vogël këshilltarësh - do të diskutojnë çështjet tregtare dhe çështje të tjera, u tha presidentit gazetarëve gjatë një takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel.

"Është një takim shumë i rëndësishëm," tha presidenti Trump.

"Gjithkush ka shpresa të mëdha" për darkën, për të ulur shqetësimet e një lufte tregtare në rritje mes Uashingtonit dhe Pekinit, u tha gazetarëve mikpritësi i G-20, Mauricio Macri, president i Argjentinës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG