Lidhje

Dëm i madh nga protestat e xhaketave të verdha në Paris


Burned cars sit in a street of Paris, Dec. 2, 2018, a day after clashes during a protest of yellow vests (gilets jaunes) against rising oil prices and living costs. Anti-government protesters torched dozens of cars and set fire to storefronts during daylo

Për javën e tretë radhazi, qindra njerëz dolën për të protestuar në një nga bulevardet më të famshëm të Parisit, Champ Elysees. Policia franceze tha se 133 njerëz janë plagosur dhe 412 janë arrestuar, pasi një protestë u kthye e dhunshme në qendër të Parisit. Mëngjesin e të dielës, punëtorët e qytetit të Parisit po pastronin graffitët në Harkun e Triumfit.

Burned cars are seen on avenue Kleber after clashes with protesters wearing yellow vests, a symbol of a French drivers' protest against higher diesel taxes, in Paris, France, December 1, 2018.
Burned cars are seen on avenue Kleber after clashes with protesters wearing yellow vests, a symbol of a French drivers' protest against higher diesel taxes, in Paris, France, December 1, 2018.

Përleshjet me policinë filluan të shtunën herët në afërsi të Harkut të Triumfit dhe vazhduan gjatë natës, me autoritetet që përpiqeshin të kontrollonin turmat.

Duke folur në një konferencë shtypi në samitin e G20-ës në Buenos Aires të shtunën, presidenti francez Emmanuel Macron tha se protestuesit po përpiqen të përhapin kaos dhe pakënaqësi.

“Asnjë arsye nuk justifikon sulmin ndaj forcave të sigurisë, shkatërrimin e dyqaneve, vënien e zjarrit ndërtesave publike ose private, kërcënimin nga këmbësorët apo gazetarët që Harku i Triumfit të dëmtohet. Ata që përhapin dhunë nuk duan ndryshim ose përmirësim të situatës. Ata duan kaos. Ata tradhtojnë qëllimin të cilit thonë se i shërbejnë”.

Macron mbajti një takim emergjent me kryeministrin dhe ministrin e brendshëm për të planifikuar përgjigjen e duhur ndaj protestave.

Kryeministri francez Edouard Philippe tha se rreth 36.000 njerëz, duke përfshirë 5.500 në Paris, protestuan në Francë të shtunën.

A general view shows protesters wearing yellow vests, a symbol of a French drivers' protest against higher diesel taxes, during a demonstration at the Place de l'Etoile in Paris with the Eiffel tower in the background, France, December 1, 2018.
A general view shows protesters wearing yellow vests, a symbol of a French drivers' protest against higher diesel taxes, during a demonstration at the Place de l'Etoile in Paris with the Eiffel tower in the background, France, December 1, 2018.

Protestuesit krijuan bllokime rrugësh, thyen dritaret e dyqaneve, dhe qëlluan me gurë policinë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe pompa uji. Demonstratat e mbajtura në vende të tjera të Francës ishin kryesisht paqësore.

Njerëzit morën pjesë në protesta si përgjigje kundër rritjes së taksave, çmimit të karburantit dhe udhëheqjes së presidentit Emmanuel Macron.

Turistja Marie-Christine Lefloque, e cila po vizitonte Parisin, tha se protesta ishte e justifikueshme, por jo niveli i dhunës dhe i dëmit.

“Protesta e xhaketave të verdha ishte e justifikuar por më ka neveritur sasia e dëmit. Jam traumatizuar” tha ajo.

Shumë nga protestuesit janë të veshur me xhaketa fluoreshente të verdha që shoferët francezë mbajnë në makinat e tyre. Protestat janë bërë të njohura si protesta “e xhaketave të verdha”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG