Lidhje

Vritet një tjetër shqiptar në Greqi, reagon Tirana zyrtare


Ministria e Jashtme e Shqiperise
Ministria e Jashtme e Shqiperise

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri tha përmes një deklarate se ishte njoftuar nëpërmjet ambasadës në Athinë se në mbrëmjen e së martës në zonën e Kavallës, është gjendur i pajetë shtetasi shqiptar 18 vjecar, Marios Isak. Ministria shqiptare tha se shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së të riut shqiptar dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve të tij. “Kjo është vrasja e katërt e një qytetari shqiptar brenda dy javëve të fundit" thuhet në deklaratën e e Minisitrisë së Jashtme shqiptare e cila më tej shpreh shqetësimin për serinë e vrasjes së shqiptarëve në Greqi përgjatë dy javëve të fundit dhe në të njëjtën kohë solidaritetin me familjet e tyre.

Ministria e Jashtme “shpreh indinjatën e thellë për humbjen e jetëve të bashkëkombësve tanë, ndjenja këto që thellohen nga vonesat në zbardhjen e këtyre ngjarjeve nga autoritetet greke”, thuhet në deklaratë. Ministria shqiptare tha se “ dënon ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ngjarje në vendin fqinj dhe i bën thirrje autoriteteve greke për dënimin dhe vënien fre të çfarëdo përpjekjeje të Agimit të Artë apo segmenteve të tjera ekstremiste për të cenuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj”.

Një ditë më parë Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme shqiptare shprehu keqardhjen për humbjen e jetës së një tjetër sshtetasi shqiptar në ishullin grek të Korfuzit i cili u vra pak ditë më parë nga një shetas grek pas një konflikti verbal për motive etnike. Përmes një deklarate për shtyp ministria shqiptare përshëndeti kapjen e autorit nga policia greke dhe bëri thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbardhjestë rrethanave të ngjarjes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG