Lidhje

Projekt për ndriçimin e zonës së Çernobilit


Visitors examine solar panels during the official opening ceremony of the new one-megawatt power plant next to the now sealed Chernobyl nuclear plant in Chernobyl, Ukraine, Oct. 5, 2018.

Tridhjetë e dy vjet pas fatkeqësisë më të rëndë bërthamore të të gjitha kohërave, zona rreth centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë po tregon shenja jete dhe zhvillimi industrial. Faith Lapidus sjell hollësi rreth projekteve që po ndriçojnë zonën rreth Çernobilit.

Netët janë të errëta në Pripyat, 49 mijë banorët e të cilit u evakuuan kur centrali bërthamor i Çernobilit shpërtheu në vitin 1986, duke shkaktuar radioaktivitet në këtë zonë dhe pjesën më të madhe të Evropës veriore.

Por një ekip ndërkombëtar artistësh ka sjellë dritë, muzikë dhe zërin e tyre në qytetin e braktisur, me një skulpturë digjitale interaktive të quajtur ARTEFACT.

Përveç eksperiencës shqisore, ekipi krijues thotë se ngjarja është duke u përdorur si një platformë për të nxjerrë në pah çështjet si lajmet e rreme dhe manipulimi i opinionit publik.

"Publiku duhet të mendojë kur të shikojë shfaqjen ARTEFACT se cili informacion është i vërtetë. Kur një person lëshon një informacion,

audienca duhet të mendojë se ku është burimi i informacionit, çfarë mesazhi ka dhe çfarë lloj rezultati synon të arrijë", thotë Svitlana Korshunova nga Projekti “ARTEFACT”.

Tingujt e ndryshëm të Çernobilit u regjistruan nga ekipi i projektit në zonën e ndotur dhe më pas u përdorën në fonogram.

Antarët e ftuar të audiencës që morën pjesë në këtë shfaqje ishin të impresionuar.

"Dua të them se është një nga vendet më të jashtëzakonshme që unë kam vizituar. Shndërrimi i zonës në një shfaqje artistike kaq të mahnitshme është shumë mbresëlënës, Ukraina është duke shndërruar këtë hapësirë të një fatkeqësie të shkaktuar nga njeriu në diçka të re dhe emocionuese", thotë Tom Seymour, gazetar i pavarur.

Ndërsa projekti ARTEFACT po ndriçon natën në këtë zonë të Çernobilit, një kompani ka instaluar panele pranë uzinës bërthamore për të prodhuar energji diellore.

Që nga hapja në tetor, Solar Chernobyl ka prodhuar një megavat energji të ripërtëritshme, të mjaftueshme për të furnizuar 2,000 familje. Pasi zona është ende shumë radioaktive për ndërtimin e qendrave të banimit, qeveria ukrainase dëshiron të përdorë zonat e ndotura më shumë për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme.

"Ideja është të propozojmë vendosjen e burimeve të ripërtëritshme në këtë territor të ish-centralit bërthamor që do të përdoret si pjesë e projekteve të investimeve për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme",

thotë Ostap Semerak, ministër ukrainas i Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore.

Drejtuesi i kompanisë Solar Chernobyl thotë se ky është një përdorim i përshtatshëm i kësaj hapësire.

"Ne mendojmë se ky është vendi më i mirë për projektet e energjisë diellore, sepse kjo zonë ka vuajtur kaq shumë për shkak të katastrofës që ndodhi 32 vjet më parë dhe ne mendojmë se me një projekt të tillë mund ta kthejmë prapë tek njerëzimi", thotë Yevgen Variagin, drejtues i kompanisë Solar Chernobyl.

Një kthim përmes energjisë dhe art.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG