Lidhje

Lezhë - sekuestrohen mina të telekomanduara


Katër mina të telekomanduara dhe 130 gram drogë e llojit heroinë u sekuestruan sot nga policia vendore e Lezhës gjatë operacionit të koduar policor “Trotyl”. Policia arrestoi në flagrancë në qytetin e Lezhës shtetasin 52 vjeçar Ali Novi, nga Elbasani, të cilit gjatë kontrollit ju gjetën minat e telekomanduara dhe droga, të cilat ai i mbante me vetë në një çantë sportive. Deri tani, policia nuk ka bërë ndonjë njoftim mbi destinacionin e minave te telekomanduara.

Policia shqiptare ka zbuluar gjatë këtij viti të paktën tre raste të trafikut të minave të telekomanduara nga distanca me celular. Minat e telekomanduara janë zbuluar kryesisht në zonën mes Laçit e Shkodrës, ku edhe dyshohet se është zona e prodhimit artizanal të tyre.

Gjatë këtij viti janë regjistruar disa krime të rënda me përdorimin e minave të telekomanduara në distancë me celular. Rasti më i fundit është ai i 24 nëntorit në qytetin e Vlorës, ku nga shpërthimi i një mine të telekomanduar, të vendosur në një autoveturë, mbeti i plagosur rëndë një 40 vjeçar.

Ndërsa në fillim të këtij viti, në tregun e lirë të qytetit të Shkodrës, nga shpërthimi i një mine të telekomanduar, të vendosur në një motoçikletë, u plagosën rëndë tetë përsona, mes të cilëve edhe shenjestra e atentatit, një biznesmen i njohur i këtij qyteti, i dyshuar për përfshirje në grupe kriminale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG