Lidhje

Rrëzohet kandidatura e Tushës për kreun e KLSH


Në Shqipëri, Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat, vendosi sot t’i propozojë parlamentit rrëzimin e kandidaturës së zonjës Vitore Tusha për postin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Zonja Tusha u përzgjodh nga presidentit Ilir Meta, mes një sërë emrash që kishin shprehur interes për të drejtuar një nga istitucionet kyçe të kontrollit të veprimtarisë financiare të administratës publike.

Zonja Tushe është aktualisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e vetmja që mundi të kalonte procecin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Një ditë më parë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, rrëzoi dhe kryetarin e kësaj Gjykate Bashkim Dedja. Zonja Tushe, është për pasojë e vetmja që përfaqëson Gjykatën Kushtetuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, organ i cili ka për detyrë përzgjedhjen e kandidaturave për në Gjykatën e Lartë dhe Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë. Kjo duket të ketë qenë një nga arsyet kryesore të vendimit të marrë sot nga Komisioni. ““Znj. Tusha është e angazhuar në organet e reja të drejtësisë dhe duhet të ushtrojë të gjitha kompetencat lidhur me verifikimin e përmbushjes së kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve profesionale të kandidatëve për anëtarë të gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë”, deklaroi Kryetari i Komisionit Erion Braçe, duke vënë në dukje gjithashtu se “të gjitha eksperiencat e mëparshme të zonjës Vitore Tusha, përfshrë dhe ato akademike, janë larg specifikës të çështjeve financiare në përgjithësi, dhe auditimit në veçanti si veprimtaritë më të rëndësishme të KLSH, të tilla si auditimi financiar, auditimi i performancës, auditimi i përputhshmërisë, auditimi i rregullshmërisë dhe ai i IT”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG