Lidhje

Përballja e Shteteve të Bashkuara me Kinën në vitin 2018


Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë qenë gjithnjë e më të tensionuara që nga qershori, kur Uashingtoni vendosi tarifa ndaj importeve kineze dhe Kina u kundërpërgjigj. Administrata e Presidentit Trump thotë se po përpiqet të rivendosë marrëdhëniet ekonomike dhe strategjike me Kinën, me parimin Amerika e para. Le të

shohim tani se si administrata amerikane u përball me Kinën gjatë vitit 2018.

Në këtë ekspozitë ajrore janë paraqitur pajisje kineze të industrisë ajrore. Megjithëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë vendi me shpenzimet të mëdha ushtarake në botë, edhe Kina i ka rritur shumë ato.

"Kina ka rritur shpenzimet ushtarake për 29 vjet radhazi, duke u bërë shpenzuesi i dytë më i madh ushtarak në botë, me rreth 228 miliardë dollarë në vit".

Më herët në mandatin e tij, Presidenti Donald Trump provoi të kultivonte lidhjet me homologun e tij kinez Xi Jinping, në përpjekje për të frenuar programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Disa javë pas samitit historik mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut, Uashingtoni vendosi tarifat e para ndaj Kinës, duke e akuzuar atë për praktika të padrejta tregtare dhe vjedhje të pronës intelektuale. Pekini u kundërpërgjigj, duke vendosur tarifa ndaj mallrave amerikane.

"Pra, fokusi i këtij viti vërtetë ka qenë tek tregtia dhe u shndrrua në një lloj prove që përcaktonte nëse kjo marrëdhënie do të ishte e shëndoshë apo më kontestuese", thotë Bonnie Glaser e Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Një shqetësim tjetër për Uashingtonin ishte ruajtja e lirisë së lundrimit në Detin e Kinës Jugore. Një përballje e afërt mes anijeve të dy vendeve në tetor tregoi potencialin për konflikt.

"Shtetet e Bashkuara janë vërtetë të shqetësuara nga synimet e Kinës. Dhe në rast të një krize, çfarë mund të bëjë Kina me aftësitë e saj

ushtarake në rritje që ajo ka në të gjithë rajonin", pyet Vikram Singh nga Instituti Amerikan i Paqes.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu janë të shqetësuara nga strategjia masive e investimeve të huaja të Kinës, Nisma Një Brez Një Rrugë.

"Gjithnjë e më shumë kinezë po vijnë në Vietnam. Është si një pushtim", thotë Duong Thi Tan, qytetare vietnameze.

Mbi një trilion miliardë dollarë financime kineze do të ndihmojë lidhjen e pothuajse 70 vendeve, duke forcuar ndikimin e Pekinit në 62 për qind të popullsisë së botës.

"Do të ishte më mirë nëse mund të flisnim gjuhën kineze, sepse bizneset tani mbështeten tek Kina", thotë Supawadee Chaithap nga Tajlanda.

Për të konkurruar me Kinën, Shtetet e Bashkuara krijuan në muajin tetor një agjenci për të lehtësuar me 60 miliardë dollarë huadhënie private projektet në vendet në zhvillim.

Në të njëjtin muaj, nënpresidenti amerikan Mike Pence akuzoi Pekinin se po përpiqet të ndërhyjë në politikën e brendshme të Shteteve të Bashkuara dhe tha se administrata e Presdidentit Trump po zbaton një strategji të re.

"Për të rivendosur marrëdhëniet ekonomike dhe strategjike të Amerikës me Kinën, për të vënë përfundimisht Amerikën të Parën".

Në samitin e G20-ës, Presidentët Trump dhe Xi ranë dakord për një armëpushim tregtar 90 ditësh.

Që atëherë, Kina ka ulur tarifat për importet amerikane të automjeteve.

Por në dhjetor Pekini sinjalizoi se nuk do të tërhiqej.

"Duhet të kemi një rezistencë këmbëngulëse që është sikur gjurmët e duarve në një shufër hekuri nga shtrëngimi i fortë apo lënia e gjurmëve të këmbëve pas ecjes mbi një gur", tha Presidenti kinez Xi Jinping.

Ndërsa bisedimet tregtare vazhdojnë, administrata e Presidentit Trump vazhdon të reagojë ndaj asaj që ajo e quan pirateri kibernetike të sponsorizuar nga Pekini për të marrë udhëheqjen globale në teknologji, duke lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend t’i ndalin sulmet kundër Kinës gjatë vitit 2019.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG