Lidhje

Mubarak dëshmon në procesin e rigjykimit të Mohammed Morsit


Former Egyptian President Hosni Mubarak testifies during a court case accusing ousted Islamist president Mohamed Mursi of breaking out of prison in 2011, in Cairo, Egypt, December 26, 2018.
Former Egyptian President Hosni Mubarak testifies during a court case accusing ousted Islamist president Mohamed Mursi of breaking out of prison in 2011, in Cairo, Egypt, December 26, 2018.

Dy ish-presidentë egjiptianë u paraqitën të mërkurën në një sallë të Kajros, ku Hosni Mubarak dëshmoi në procesin e rigjykimit të Mohammed Morsit për akuzat lidhur me thyerjen e burgjeve në kulmin e kryengritjes së vitit 2011 që rrëzoi Mubarakun.

90-vjeçari Mubarak, regjimi i të cilit që zgjati gati tre dekada u rrëzua nga një kryengritje popullore në vitin 2011, hyri në sallën e gjyqit me bastun, së bashku me dy djemtë e tij Alaa dhe Gamal, i veshur me kostum e kravatë blu. Mubaraku dukej fizikisht mirë dhe me mendje të mprehtë edhe pse fliste ngadalë. Kreu i gjykatës, Mohammed Sherin, e lejoi Mubarakun të rrinte ulur gjatë dëshmisë.

Seanca u zhvillua mes masave të rrepta të sigurisë në një objekt policie në një periferi jugore të Kajros.

Morsi, 67 vjeç, dhe Vëllazëria Myslimane u ngritën shpejt në pushtet me zgjedhje pas rrëzimit të Mubarakut, por u bugosën një vit më vonë, kur miliona protestuan kundër tyre për shpërdorim të pushtetit, duke udhëhequr ushtrinë për të rrëzuar qeverinë.

Ish udhëheqësi i burgosur është përfshirë në katër gjykime të gjata në raste të ndryshme, përfshirë akuzat për minimin e sigurisë kombëtare duke bashkëpunuar me grupe të huaja dhe duke orkestruar një thyerje burgu.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG