Lidhje

Trump, Xi bisedojnë për tregëtinë


Presidenti Donald Trump shkroi të shtunën në Twitter se kishte zhvilluar një bisedë telefonike të gjatë dhe shumë të mirë me presidentin kinez Xi Jinping dhe se është bërë "Përparim i Madh" në marrëdhëniet tregtare SHBA-Kinë.

Të dy vendet janë mbërthyer në një luftë tregtarenë pjesën më të madhe të 2018-ës, duke vendosur sanksione reciproke mbi njëra-tjetrën që arrijnë në miliarda dollarë mallra. Presidentët Trump dhe Xi u takuan më 1 dhjetor dhe ranë dakord të ndalonin sanksione shtesë ndërkohë që të dy palët po negocionin marrëveshje të reja. Delegacionet e tregtisë nga të dy vendet do të takohen në janar, edhe pse një datë për bisedimet nuk është caktuar ende.

Media shtetërore kineze njoftoi se Xi i tha presidentit Trump gjatë thirrjes telefonike të së shtunës se dëshiron që marrëdhëniet SHBA-Kinë të bazohen në "koordinimin, bashkëpunimin dhe stabilitetin".

Trump është ankuar për një kohë të gjatë për deficitin tregtar të SHBA-së me Kinën. SHBA gjithashtu kërkon që Kina të godasë vjedhjet e pronësisë intelektuale dhe praktikat e tjera të padrejta tregtare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG