Lidhje

Mançester, policia beson se sulmi me thikë ishte akt terrorist


Policia britanike thotë se sulmi që la të plagosur tre persona natën e Vitit të Ri në Mançester, mund të ketë qenë akt terrorist.

"Po e trajtojmë si akt terrorist," tha Shefi i Policisë Ian Hopkins për gazetarët.

Një person i dyshuar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është ndaluar nën dyshimet për tentativë për vrasje me paramendim. Ndaj tij nuk janë ngritur ende akuza.

Policia tha se sulmi me thikë në stacionin e trenit Victoria në Mançester po hetohet nga specialistë të anti-terrorizmit dhe se janë të bindur se akti u organizua nga terrorist.

Autoritetet thanë se nuk ka arsye të mendohet se po planifikohen sulme të tjera, megjithatë në rrugët e qytetit janë dërguar patrulla shtesë,

Dy nga viktimat po mjekohen në një spital lokal pas plagëve me thikë. Viktima e tretë, një polic, u mjekua dhe ka dalë nga spitali.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG