Lidhje

Civilët largohen nga zonat e konfliktit në Siri


Në Siri, në rajonin lindor Deir el-Zour, i fundit nën kontrollin e Shtetit Islamik, të dielën dhe të hënën në mëngjes janë parë duke u larguar civilë.

Sipas aktivistëve, Luftëtarët e Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët dhe që kanë mbështetjen amerikane, rimorën të hënën kontrollin e rajoneve lindore, që më parë mbaheshin nga grupi Shteti Islamik.

Civilët që jetonin atje u çuan në një kamp të menaxhuar nga Forcat Demokratike Siriane.

Grupi Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeritu me seli në Britani, tha se ISIS tani kontrollon vetëm dy fshatra brenda rajonit që ata kontrollojnë pranë kufirit irakian.

Xhepi i fundit i ISIS-it në Sirinë lindore ndodhet përgjatë kufirit me Irakun dhe në brigjet lindore të Lumit Eufrat.

Koalicioni me udhëheqjen amerikane dhe aleatët e tyre lokalë, Forcat Demokratike Siriane filluan një ofensivë në shtator, që synonte dëbimin e militantëve nga rajoni.

Atje strehoheshin rreth 15 mijë njerëz, në mesin e tyre luftëtarë të ISIS-it dhe familjarë të tyre.

Që nga filimi i luftimeve rreth katër muaj më parë, nga ajo zonë janë larguar më tepër se 10 mijë civilë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG