Lidhje

Optimizëm në bisedimet tregtare SHBA- Kinë


US China Trade

Shtëpia e Bardhë shprehu optimizëm pas tre ditë bisedimesh tregtare mes dy vendeve në Pekin.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha për rrjetin e biznesit Fox se Shtetet e Bashkuara presin që këto bisedime të sjellin diçka, por pa dhënë asnjë afat kohor.

Zyra e Përfaqësuesit amerikan për Tregtinë tha se janë "përqendruar në zotimin e Kinës për të blerë një sasi të konsiderueshme të mallrave bujqësore, energjisë, produkteve të përpunuara si dhe të tjera produkteve e shërbimeve nga Shtetet e Bashkuara".

Por ata thanë gjithashtu tha se çdo marrëveshje me Kinën do të pasohet nga verifikimi dhe zbatimi i vazhdueshëm.

Pekini nuk ka bërë komente lidhur me bisedimet, të cilat u zgjatën deri në tre ditë për shkak të përparimit të tyre.

Këto janë bisedimet e para të drejtpërdrejta mes SHBA-së dhe zyrtarëve kinezë që pas takimit në muajin dhjetor në Argjentinë të presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping ku u ra dakord për një armëpushim 90-ditor në luftën tregtare mes dy vendeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG