Lidhje

Shqetësime për hetimin e Rusisë, pas një largimi të zotit Rosenstein


President Donald Trump announces that he is nominating William Barr, attorney general under President George H.W. Bush, as his Attorney General, on the South Lawn of the White House, Friday, Dec. 7, 2018, in Washington.
President Donald Trump announces that he is nominating William Barr, attorney general under President George H.W. Bush, as his Attorney General, on the South Lawn of the White House, Friday, Dec. 7, 2018, in Washington.

Largimi i pritshëm i Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Rod Rosenstein po ngre disa pikëpyetje rreth së ardhmes së hetimeve të prokurorit të posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016. Zoti Rosenstein shikohet si mbrojtës i këtij procesi hetimor që kritikohet nga Presidenti Donald Trump. I emëruari i Presidentit Trump për të drejtuar Departamentin e Drejtësisë, William Barr, gjithashtu e ka kritikuar hetimin, por është shprehur se e vlerëson zotin Mueller. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Zlatica Hoke, njofton se zoti Barr mund të konfirmohet në këtë detyrë që muajin e ardhshëm.

Presidenti Trump e ka kritikuar ashpër hetimin që deri më tani ka vendosur nën akuza disa prej ish-bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë. Sekretarja e tij e shtypit e përsëriti të mërkurën këtë qëndrim.

“Hetimi për Rusinë vazhdon prej dy vitesh dhe ne nuk kemi ndërhyrë në asnjë rast. Në këtë pikë ai duhet të përmbyllet. Presidenti nuk ka bërë asgjë të gabuar”, tha zonja Sanders.

Vitin e kaluar, Presidenti Trump shkarkoi ish-kreun e Departamentit të Drejtësisë, Jeff Sessions, dhe e zëvendësoi atë përkohësisht me zëvendësin e tij, Matthew Whitaker, i cili ka kritikuar haptazi hetimin për Rusinë. Ndërkaq, William Barr, i emëruar nga Presidentit Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm i ka drejtuar një memorandum Departamentit të Drejtësisë, ku shprehet se teoria e zotit Mueller për pengim të drejtësisë është “fatalisht e keqndërtuar” dhe se mund të sjellë “pasoja shkatërrimtare”.

Udhëheqësi demokrat në Senat, Chuck Schumer, i bëri thirrje Presidentit Trump të tërheqë emërimin e zotit Barr dhe demokratët e Kongresit shprehën dje shqetësimin për të ardhmen e hetimit të prokurorit Mueller, pas largimit të zotit Rosenstein.

“Është thellësisht shqetësuese, veçanërisht kur kemi një prokuror të përgjithshëm të përkohshëm që është kaq armiqësor ndaj hetimeve të prokurorit Mueller dhe që ka deklaruar se nuk beson se Presidenti mund të pengojë drejtësinë, edhe pasi ka shkarkuar drejtorin e FBI-së për eliminuar problemin e Rusisë. Kombinimi i këtyre ndryshimeve duhet të jetë thellësisht shqetësues për të gjithë ata që dëshirojnë shtetin ligjor”, tha Ligjvënësi demokrat Adam Schiff.

Senatori republikan Lindsey Graham, i cili do të kryesojë Komisionin e Senatit për Gjyqësorin, tha se i ka diskutuar këto shqetësime me zotin Barr.

“Mund t’ju siguroj, nga sa kam dëgjuar, se ai ka opinion të lartë për zotin Mueller dhe beson se zoti Mueller po vepron profesionalisht, se do të veprojë profesionalisht, se do të jetë i paanshëm me Presidentin e të gjithë vendit dhe se nuk ka asnjë arsye për të ndalur punën e tij dhe se është i angazhuar ta lejojë zotin Mueller të përmbushë detyrën”, tha Senatori republikan Lindsey Graham.

Duke qenë se republikanët kanë shumicën në Senat, duket se zoti Barr do të konfirmohet në detyrë. Si drejtues i Departamentit të Drejtësisë, ai do të bëjë edhe mbikëqyrjen e hetimeve që po përpiqen të përcaktojnë nëse fushata Trump bashkëpunoi fshehurazi me Moskën për të siguruar fitoren e tij në zgjedhje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG