Në Malësi të Madhe u përkujtua të premten kryengritja antikomuniste e janarit të vitit 1945, kur malësorët i bënë qendresë me armë vendosjes së regjimit komunist. Përfaqësues të Unionit Mbarëkombëtar të ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë u shprehën se përkujtimi i kësaj ngjarjeje i shërben kujtesës historike dhe nderimit për ata burra, që u vranë apo u burgosën për shkak të bindjeve politike.
Facebook Forum