Lidhje

Trump: 50 përqind shanse për marrëveshje me Kongresin për murin


Presidenti Donald Trump tha se shanset për arritjen e një marrëveshjeje nga negociatat në Kongres për çështjen e ndërtimit të murit me Meksikën janë më pak se 50 përqind.

Ndërsa qindra mijëra punonjës federalë u kthyen sot në punë, zoti Trump tha në një intervistë për gazetën “The Wall Street Journal” se nuk mendon që ligjvënësit negocatorë do të arrijnë një marrëveshje, të cilën ai do ta pranonte. Por ai premtoi se në çdo rast ka për ta ndërtuar murin, qoftë edhe duke shfrytëzuar autoritetin e tij si president për të deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme, në se do të ishte e nevojshme.

Gjatë fundjavës zoti Trump dërgoi disa mesazhe me twitter, ku shkruante mes të tjerash “Të ndërtojmë murin për të pakësuar numrin e krimeve”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG