Lidhje

Gjirokastër, policia bllokon 700 kg drogë në kufirin shqiptaro-grek


Policia Kufitare e Gjirokastrës bllokoi rreth 700 kg lëndë narkotike marijuane në brezin e gjelbërt kufitar shqiptaro grek. Lënda narkotike u gjet e fshehur në një ndërtesë në fshatin Dritë, buzë kufirit, ndërsa shtatë persona u arrestuan.

Policia nuk ka dhënë detaje për operacionin, por mësohet se personat e arrestuar kanë lidhje me transportimin e lëndës narkotike në kufi, me qëllim më pas trafikimin e saj drejt Greqisë.

Policia greke ka bllokuar gjatë këtij muaji disa raste me lëndë narkotike me prejardhje nga Shqipëria, kryesisht në zonat afër kufirit mes të dy vendeve. Greqia është vendi i dytë pas Italisë ku përfundon lënda narkotike që kultivohet në Shqipëri. Gjatë verë së vitit 2018 policia shqiptare tha se e kishte frenuar ndjeshëm kultivimin e marijuanës, por aktiviteti i trafikimit mbetet i lartë, edhe prej sasive të viteve të mëparshme.

Sipas zyrtarëve të rendit, rrjetet kriminale të drogës shfrytëzojnë më së shumti tranportimin e sasive të narkotikëve me korrierë në zonat buzë kufirit. Më pas nga bazat e grumbullimit grupet kriminale e zhvendosin lëndën narkotike me po të njëjtën skemë në anën greke. Rrjete të tjera veprojnë për ta transportuar drogën për në thellësi të qyteteve greke, sidomos drejt zonave turistike, ku përdorimi i marijuanës është më i madh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG