Grupi militant Boko Haram ka vrarë të paktën 60 vetë pas një sulmi në qytetin nigerian të Rann-it të hënën, njoftoi “të premten Amnesty International”.
Sulmi konsiderohet si një nga më të përgjakshmit që ka kryer ky grup, në dhjetë vite kryengritje. Ngjarja ndodh dy javë pasi Boko Haram-i pushtoi qytetin, duke përzënë ushtarët nigerianë dhe duke u rishfaqur si një forcë e aftë për të marrë nën kontroll baza ushtarake.
"Ky sulm ndaj civilëve të cilët tashmë janë zhvendosur nga konflikti i përgjakshëm mund të përbëjë një krim të mundshëm lufte dhe ata që janë përgjegjës duhet të vendosen përpara drejtësisë", tha Osai Ojigho, drejtori i “Amnesty International” për Nigerinë.
"Dëshmitarët na thanë se ushtarët nigerianë i braktisën vendndodhjet e tyre një ditë përpara sulmit, duke demonstruar dështimin e plotë të autoriteteve për të mbrojtur civilët," tha zoti Ojigho.
Një burim nga forcat e sigurisë i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se pas sulmit të parë që ndodhi më 14 janar, trupat nigeriane u kthyen në Rann, gjithashtu edhe trupat e Kamerunit që operojnë në kuadër të një Task-Force ndërkombëtare.
Por pasi forcat e Kamerunit u kthyen mbrapsht, ushtarët nigerianë u larguan, pasi nuk kishin trupa, armë si dhe pajisje të mjaftueshme, citohet të ketë thënë i njëjti burim.
Facebook Forum