Lidhje

Disa vende evropiane njohin zotin Guaido president të përkohshëm të Venezuelës


Britania, së bashku me Spanjën, Francën, Suedinë dhe Danimarkën, njohën të hënën udhëheqësin opozitar të Venezuelës, Juan Guaido, si president i përkohshëm i vendit.

Vendet evropiane kërkojnë që Venezuela të mbajë zgjedhje presidenciale sa më shpejt që të jetë e mundur për t'i dhënë fund krizave të saj politike dhe humanitare.

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, shkruante në Twitter se: "Nicolas Maduro nuk thirri zgjedhje presidenciale brenda afatit prej 8 ditësh që kishim vendosur, prandaj Mbretëria e Bashkuar së bashku me aleatët evropianë tani njeh zotin Guaido si president kushtetues të përkohshëm deri sa të mbahen zgjedhje të besueshme. Le të shpresojmë se kjo do të na sjellë më afër fundit të krizës humanitare".

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha të hënën në Madrid se qeveria e tij po punon për kthimin e demokracisë së plotë në Venezuelë"

Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dimitri Peskov i kritikoi deklaratat e vendeve evropiane si "përpjekje për të legjitimuar pushtetin e uzurpuar" dhe "ndërhyrjen në punët e brendshme të Venezuelës".

Nicolas Maduro tha dje se nuk pranon ultimatume nga askush. Ai gjithashtu i bëri thirrje Presidentit amerikan Donald Trump që të mos e mbështesë udhëheqësin e opozitës Juan Guaido.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG