Lidhje

Papa Françesku thotë se do të ndihmojë në negociatat për Venezuelën


Papa Françesku thotë se Vatikani ka për të ndihmuar në rifillimin e negociatave, për t’i dhënë fund krizës në Venezuelë, në se plotësohen disa kushte.

Papa Françesku thotë se the Vatikani do të ndërmjetësonte bisedimet, në se të dyja palët paraqesin kërkesa dhe në se merren paraprakisht hapa për t’i dhënë fund krizës.

Papa pranoi se kishte marrë një letër nga Presidenti Nicolas Maduro, i cili thonte se e kishte dërguar letrën për të kërkuar “ndihmë në procesin e ndërmjetësimit dhe fuqizimit të dialogut”.

Papa tha se nuk e kishte ende lexuar letrën, por se do ta lexonte dhe do të shihte se “ç’mund të bëhej”, në se të dyja palët kërkojnë ndihmë. “Jemi të predispozuar të ndihmojmë”, shtoi Papa.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG