Lidhje

Shqipëri, Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kalon vetingun


Në Shqipëri drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela u konfirmua sot në detyrë, në përfundim të procesit të rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Vendimi për zonjën Prela kaloi përmes dyshimeve mbi disa transaksione me pasuritë e paluajtshme dhe mbi të ardhurat e bashkëshortit të saj dhe mungesën e pagesave të taksave. Madje në seancën dëgjimore për këtë pikë kishte ndërhyrë me tone të forta dhe vëzhguesi ndërkombëtar.

Vendimi për drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rëndaishte njoftuar për javën e shkuar por u shty me 8 ditë pas disa akuzave publike, kryesisht nga Partia Demokratike lidhur me pasuritë e zonjës Prela si dhe aludimeve për lidhje të saj me bandën e Avdylajve. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi se nga verifikimet e kryera, javën e kaluar, u arrit në përfundimin se "nuk ekziston asnjë indicie serioze që mund të çojnë në hapjen e hetimeve" lidhur me akuzat publike.

Pas shpalljes së vendimit, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh se rikonfirmimi në detyrë i zonjës Prela, dëshmon sipas tij se "reforma në drejtësi ka dështuar".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG