Lidhje

SPAK, shtyhet afati për kandidatët


Keshilli i Larte i Prokurorise
Keshilli i Larte i Prokurorise

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në Shqipëri njoftoi sot shtyrjen dhe më dy javë të afatit të aplikimeve për anëtarë të Prokurorisë speciale antikorrupsion, i njohur ndryshe si SPAK

Vendimi u bë i ditur 24 orë para përfundimit të afatit të përcaktuar më parë. SPAK do të ketë 15 anëtarë dhe deri ditën e sotme ishin paraqitur 15 kandidatura. Këshilli i Lartë i Prokurorisë e motivoi shtyrjen me faktin që “numri i kandidatëve të cilët kanë aplikuar nuk është ende i tillë që të mundësojë konkurrencën dhe përzgjedhjen e më të mirëve”.

SPAK-u së bashku me Gjykatën speciale, konsiderohen si dy organet kyçe për të shënuar një kthesë në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. Përveç nënshtrimit ndaj procesit të rivlerësimit, anëtarët e Prokurorisë speciale do të duhet të plotësojnë dhe një sërë kriteresh të tjera të rrepta, përfshirë detyrimin që të gjitha komunikimet telefonike dhe elektronike, apo dhe llogaritë bankare të tyre dhe familjarëve të ngushtë, të mund të jenë nën kontroll të vazhdueshëm.

Pak ditë më parë, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, u shpreh se besonte që SPAK do të mund të niste aktivitetin brenda qershorit të ardhshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG