Lidhje

Sekretari i Mbrojtjes në detyrë Shanahan viziton Irakun


Sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë Pat Shanahan sot ishte në Irak, ku bisedoi me komendantët amerikanë dhe me udhëheqësit e vendit, lidhur me praninë ushtarake amerikane atje.

Tani në Irak ndodhen rreth 5 mijë e 200 trupa amerikane, me misionin e këshillimit të forcave irakiane të sigurisë. Që nga viti 2014, fokusi kryesor i këtyre trupave ka qenë mundja e grupit Shteti Islamik, i cili kishte kontrollin e rajoneve të mëdha të Irakut verior dhe perëndimor, deri në momentin kur trupat irakiane me mbështetjen e sulmeve ajrore të koalicionit nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara rimorën kontrollin e atyre zonave.

Disa komente të ditëve të fundit të Presidentit Donald Trump nuk u pritën mirë nga udhëheqësit irakianë, pasi ai tha se prania e trupave amerikane është nevojshme në Irak, me qëllimin për të monitoruar Iranin fqinj.

Pasi vizitoi këto dy ditë Afgansitanin dhe Irakun, zoti Shanahan pritet të marrë pjesë në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG