Lidhje

Sanders në krye të kandidatëve për grumbullim fondesh


Bernie Sanders gives his "Where We Go From Here" Speech at a rally at Town Hall in New York City.

Fushata e kandidatit Bernie Sanders që shpreson të fitojë emërimin e partisë demokrate për president, njoftoi të mërkurën se ka arritur të marrë rreth 6 milionë dollarë gjatë ditës së parë të grumbullimit të fondeve në internet, duke tejkaluar lehtë shumat e para të grumbulluara nga rivalët e tij.

FILE - Sen. Bernie Sanders, I-Vt., is joined by Democratic Senators and supporters as he arrives for a news conference on Capitol Hill in Washington, Sept. 13, 2017.
FILE - Sen. Bernie Sanders, I-Vt., is joined by Democratic Senators and supporters as he arrives for a news conference on Capitol Hill in Washington, Sept. 13, 2017.

Më shumë se 220,000 donatorë kontribuan për Sanders, një senator nga Vermonti, në një periudhë 24 orëshe që kur njoftoi garën e tij për Shtëpinë e Bardhë, duke eklipsuar grumbullimin e fondeve në vitin 2015 që arriti shumën totale prej më shumë se 1.5 milionë dollarësh.

Informacionet e bëra publike tregojnë se senatorja Kamala Harris e Kalifornisë ishte më parë kryesuesja për grumbullimin e fondeve, me më shumë se 38,000 donatorë që kontribuonin mbi 1.5 milion dollarë. Senatorja Harris njoftoi kandidaturën e saj më 21 janar.

Sen. Kamala Harris, D-Calif., speaks to students at Drake University in Des Moines, Iowa, Jan. 28, 2019.
Sen. Kamala Harris, D-Calif., speaks to students at Drake University in Des Moines, Iowa, Jan. 28, 2019.

Senatorja Elizabeth Warren nga Masaçjusets grumbulloi gati 300,000 dollarë në internet më 31 dhjetor, ditën kur njoftoi një komision eksplorues për fushatë zgjedhore.

FILE -Sen. Elizabeth Warren, D-Mass., gives her victory speech at a Democratic election watch party in Boston, Nov. 6, 2018.
FILE -Sen. Elizabeth Warren, D-Mass., gives her victory speech at a Democratic election watch party in Boston, Nov. 6, 2018.

Senatorja Amy Klobuchar grumbulloi më shumë se 1 milion dollarë 48 orë pas fillimit të fushatës së saj më 10 shkurt, thanë zyrtarët e fushatës.

Shfaqja e forcës së seantorit Sanders nuk është e habitshme. Ai grumbulloi më shumë se 200 milionë dollarë, kur iu kundërvu Hillari Klintonit në garën presidenciale të vitit 2016.

Në njoftimin e tij të mërkurën, fushata e senatorit Sanders tha se ka një bazë të madhe donatorësh që përfshin individë të cilët tashmë do të "kontribojnë nga 600,000 dollarë çdo muaj".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG