Lidhje

BE: Dorëzimi i mandateve minon progresin e Shqipërisë


“Vendimi i opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri”: deklarata u bë sot nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn. “Duke pasur parasysh protestat në Shqipëri sot, ne riafirmojmë të drejtën e qytetarëve për t'u angazhuar në demonstrata paqësore si një tipar thelbësor dhe një vlerë thelbësore e demokracisë, por ne fuqimisht denoncojmë çdo retorikë nga udhëheqësit politikë që bëjnë thirrje për dhunë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të zonjës Mogherini dhe Komisionerit Hahn.

Përfaqësuesit e BE-së theksojnë gjithashtu se “parlamenti është vendi ku reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të çohen përpara, e jo të bojkotohen. Këto vendime dhe akte janë kundërproduktive, shkojnë kundër zgjedhjes demokratike të shtetasve shqiptarë dhe minojnë progresin që vendi ka bërë në rrugën e Bashkimit Evropian”, nënvizon deklarata ndërsa shton se “Bashkimi Evropian pret që të gjithë anëtarët e Parlamentit shqiptar të mbrojnë idealet dhe parimet e demokracisë, të vazhdojnë të shërbejnë në Kuvend dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur aktet e dhunshme dhe deklaratat nxitëse”.

Deklarata e përbashkët mbyllet me thirrjen që “qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG