Lidhje

Qindra gra dhe fëmijë evakuohen nga Baghuzi


Qindra gra dhe fëmijë të hipur në kamionë u evakuuan të hënën nga zona e fundit nën kontrollin e shtetit islamik. Largimi në masë që ka zgjatur prej më shumë se një javë ka vonuar sulmin përfundimtar të koalicionit të udhëhequr nga SHBA, në copëzën e fundit të kalifatit të vetëshpallur të grupit terrorist.

Vëzhguesit në terren që ndodhen jashtë fshatit Baghuz-i thanë se evakuimi i fundit përfshinte një autokolonë me rreth 25 automjete mbushur kryesisht me pjesëtarë të familjeve të luftëtarëve të ISIS-it. Autokolona po udhëtonte drejt kampit të afërt për personat e zhvendosur, atij të al-Hol-it, që ndodhet në pjesën verilindore të Sirisë.

Sipas Organizatës Siriane për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër, rreth 1,400 persona janë larguar nga Baghuzi gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë dhjetra luftëtarë të dyshuar të ISIS-it.

Numri i civilëve, si anëtarë të familjeve të militantëve të ISIS-it ashtu edhe të burgosur e skllevër, ende të fshehur në një xhep të vogël të këtij territori, ka tronditur Forcat Demokratike Siriane të mbështetura nga SHBA, të cilat kanë udhëhequr fushatën në terren kundër grupit terrorist.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG