Lidhje

Presidenti Trump mbërrin në Hanoi për takimin me Kim Jong Unin


Presidenti Donald Trump mbërriti të martën në kryeqytetin vietnamez Hanoi, për të marrë pjesë në takimin me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un, me shpresën për të përcaktuar rrugën drejt çnuklearizimit të Koresë së Veriut.

Presidenti Trump mbërriti me avionin presidencial Air Force One dhe ai u prit me nderimet përkatëse nga zyrtarë të lartë vietnamezë dhe nga Ambasadori amerikan në Vietnam Daniel Kritenbrink.

Udhëheqësi koreanoverior Kim kishte mbërritur më parë me një autokolonë, pjesa e fundit e udhëtimit të tij dy-ditor me një tren të blinduar përmes Kinës dhe Vietnamit.

Të dy udhëheqësi pritet të takohen për pak kohë të mërkurën dhe më pas do të hanë darkë bashkë, të shoqëruar nga dy zyrtarë të rëndësishëm dhe nga përkthyesit e të dyja palëve.

Presidenti Trump do të shoqërohet në bisedime nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe nga shefi i personelit në detyrë i Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney. Të dy udhëheqësit, Trump dhe Kim do t’i vazhdojnë bisedimet zyrtare të enjten.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG