Lidhje

Mbyllet hetimi për Tahirin


Në Shqipëri, Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi të çojë në gjykatë dosjen për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Prokuroria ka thirrur nesër zotin Tahiri për t’i komunikuar akuzat. Më pas, sipas procedurave, do të jetë gjykatësi i hetimeve paraprake që do të bëjë vlerësimin përfundimtar nëse çështja do të shkojë për gjykim.

Ish ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, nën dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet nisën pasi autoritetet italiane goditën këtë organizatë në Catania, ndërsa në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve.

Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e ish ministrit, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë provë. Në maj të vitit të kaluar zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë.

Ish ministri i Brendshëm ka kërkuar disa herë publikisht që Prokuroria të mos zvarriste hetimet ndaj tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG