Lidhje

Kryeministri Netanjahu mund të paditet për korrupsion


Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit bëri publike planet e tij për të ngritur akuza për korrupsion ndaj kryeministrit Benjamin Netanjahu, një zhvillim që mund t’i japë fund karrierës së tij politike.

Prokurori i Përgjithshëm Avichai Mandelblit i njoftoi planet e tij pas më shumë se dy vitesh hetimi.

Ende nuk janë bërë publike detaje rreth kësaj çështjeje, por zoti Mandelblit tha se ai ka në plan të pranojë rekomandimet e policisë për zotin Netanjahu, që ai të paditet për ryshfet, shkelje të besimit dhe mashtrim.

Një vendim i tillë kundër zotin Netanyahu do të shënonte herën e parë në historinë e vendit, të ngritjes së akuzave kriminale ndaj një kryeministri në detyrë.

Zoti Netanjahu, i cili është i angazhuar në një fushatë intensive për rizgjedhje përpara procesit të 9 prillit, ka mohuar të ketë shkelur ligjin.

Partia e djathtë e tij, Likud, i hodhi poshtë akuzat duke e cilësuar si "persekutim politik".

Kryeministri pritet të zhvillojë një konferencë shtypi të enjten lidhur me akuzat.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG