Lidhje

Këngëtari R. Kelly mohon akuzat për abuzim seksual


Në një intervistë me tone emocionale, këngëtari i muzikës R and B, R. Kelly tha në kuptimin metaforik, se atë po e ''vrasin''. Ai mohoi të ketë abuzuar seksualisht me gra apo të ketë kontrolluar jetën e tyre.

Gjatë një interviste për rrjetin televiziv CBS, e cila u transmetua të mërkurën, e para që kur Kelly u akuzua për abuzimin seksual të katër personave, përfshirë dhe tre vajza të mitura, ai tha se "të gjitha ato gënjejnë".

Këngëtari i muzikës R and B thotë se ka bërë "shumë gjëra të gabuara" në raport me gratë, por u ka kërkuar atyre falje. Ai mohon të ketë bërë diçka kundër vullnetit të tyre.

Këngëtari beson se mediat sociale duhet të fajësohen si shkaktare për ngritjen e akuzave kundër tij.

Në një moment gjatë intervistës, Kelly ngrihet në këmbë dhe me një ton të lartë bërtet se "është duke u varrosur së gjalli, por është ende gjallë". Ai thotë se ka nevojë për dikë që ta ndihmojë “të mos ketë një zemër të madhe”, pasi siç tha “ai tepër bujar dhe kjo bën që njerëzit ta tradhëtojnë”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG