Lidhje

Pas zbulimeve të reja për aktivitetin bërthamor të Phenianit


西海卫星发射场的发射台 2019年3月2日

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkuren se ai do të ishte “shumë i zhgënjyer” nëse njoftimet se Koreja e Veriut po rindërton një objekt për lëshimin e raketave janë të vërteta. Njoftimet për aktivitet të ri në bazën e raketave në Tongchang-ri erdhën vetëm disa ditë pasi

Presidenti Trump dhe udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un përfunduan papritmas takimin e tyre të dytë në Hanoi të Vietnamit.

Sipas burimeve të shumta, Koreja e Veriut ka riparuar një pjesë të një baze për lëshimin e raketave që udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un kishte urdhëruar që të çmontohej pas takimit të tij me Presidentin Trump në Singapor vitin e kaluar.

“38 North”, një projekt analizash që ndjek zhvillimet në Korenë e Veriut me seli në Uashington, thotë se imazhet satelitore çojnë në përfundimin se në periudhën 16 shkurt-2 mars është rindërtuar struktura e platformës së lëshimit të raketave në Tongchang-ri, e njohur edhe si Sohae.

Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me seli në Uashington gjithashtu konkludoi se Koreja e Veriut "po bën një rindërtim të shpejtë" në këtë zonë.

"Unë do të isha shumë i zhgënjyer në qoftë se po ndodh një gjë e tillë. Është një raport fillestar, ne ishim ata që e bëmë publik, por unë do të jem shumë i zhgënjyer me Kryetarin Kim. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Do ta shqyrtojmë këtë dhe në fund do të gjejmë një zgjidhje", tha Presidenti Trump.

Njoftimet për aktivitet të ri në Tongchang-ri erdhën vetëm disa ditë pasi Presidenti Trump dhe udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un mbyllën papritmas takimin e tyre të dytë në Hanoi të Vietnamit. Bisedimet u ndërprenë për shkak të këmbënguljes së Uashingtonit për një angazhim të plotë për çnuklearizim nga Pheniani në këmbim të reduktimeve apo eliminimit të sanksioneve.

Këto përpjekje diplomatike të nivelit të lartë janë komplekse, thotë ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Bill Richardson, i cili ka udhëtuar shumë herë në Korenë e Veriut.

"Unë mendoj se të dy udhëheqësit kishin bërë parashikime të pasakta për njëri-tjetrin. Me fjalë të tjera, personeli i tyre ishte realist dhe e dinte se kishte mospërputhje të mëdha në lidhje me sanksionet, me atë se çfarë nënkupton çnuklearizimi apo një traktat paqeje. Kishte paqartësi në të gjitha llojet e çështjeve, në rendin e masave që do merren, dhe madje edhe mbi kornizën e negociatave".

Por zoti Richardson thotë se ai është optimist për progresin e ardhshëm.

"Edhe pse takimi përfundoi keq dhe shënoi një hap diplomatik prapa për të dy udhëheqësit, unë nuk mendoj se do të përfundojë me kaq. Mendoj se ka një mundësi për të ecur përpara, të bazuar në pritshmëri më realiste nga të dyja palët".

Për Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Veriut, ky është kapitulli më i fundit në një histori të gjatë dhe të komplikuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG