Në Kosovë vetëm në vitin 2018 janë vrarë gjashtë gra brenda familjes, derisa janë raportuar mbi 1 mijë raste të dhunës së shumëfishtë ndaj tyre. Organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave në vend thonë se dënimet ndaj kryerësve të vrasjeve janë shumë të ulëta, ndërsa shpresojnë që dënimi me burgim të përjetshëm i një burri që kishte vrarë gruan dhe vajzën vitin e kaluar në Gjakovë, mund të jetë shembull i vënies së drejtësisë për viktimat e dhunës. Hollësi sjell raporti i korrespondentes sonë, Edlira Bllaca
Facebook Forum