Lidhje

Presidenti i Iranit viziton Irakun, përpjekje për forcimin e lidhjeve


Presidenti i Iranit Hassan Rouhani, ka filluar një vizitë tri-ditëshe në Irak, për të diskutuar mbi zgjerimin e lidhjeve mes të dy vendeve fqinjë.

Ai është takuar me Presidentin irakian Barham Salih, dhe pritet të takohet me kryeministrin Abdel Abdul Mehdi dhe zyrtarë të tjerë.

Kjo është vizita e parë e zotit Rouhani në Irak, që nga zgjedhja e tij president në vitin 2013.

Irani dëshiron ta forcojë tregtinë me Irakun dhe e sheh Bagdadin si një rrugë të mundshme për kapërcimin e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara pasi u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore që patën arritur në vitin 2015 me Teheranin dhe pesë fuqi të tjera botërore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG