Lidhje

Trump thotë se po e fajësojnë pa të drejtë lidhur me masakrën në Zelandën e Re


Presidenti Donald Trump thotë se po e fajësojnë pa të drejtë lidhur me masakrën që ndodhi në xhaminë e Zelandës së Re.

Zoti Trump shkroi një tweet të hënën, ku thonte se “media po punon jashtë orarit për të më ngarkuar mua me faj për sulmin e tmerrshëm në Zelandën e Re” dhe shoi se “ata duhet të punojnë fort për ta për ta provuar këtë.”

Autori i masakrës la një dokument, ku e cilësonte veten nacionalist të bardhë dhe e quante zotin Trump “një simbol të rigjallërimit të identitetit të të bardhëve.”

Presidenti Trump shprehu keqardhje për viktimat, por e minimizoi kërcënimin që përbëjnë për botën nacionalistët e bardhë, duke thënë se ai nuk e konsideron atë si një rrezik në rritje, megjithëse të dhënat lenë të kuptohet se janë duke u shtuar rastet e shprehjes së akteve të tilla.

Në të kaluarën, zoti Trump është kritikuar, ngaqë u shpreh se për dhunën vdekjeprurëse të shkaktuar nga supremacistët e bardhë, duhen fajësuar “të dyja palët”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG