Lidhje

Forcat Demokratike Siriane shpallin mposhtjen e kalifatit të vetëshpallur të ISIS-it


Forcat Demokratike Siriane, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, ngritën flamurin e tyre mbi qytetin Baghuz në verilindje të Sirisë dhe thanë se kalifati i vetëshpallur i Shtetit Islamik, më në fund ka marrë fund.

Njoftimi i shumëpritur u bë të shtunën nga Forcat Demokratike Siriane, dhe pasoi goditjet ajrore me bomba nga koalicioni, që vazhduan për katër net me radhë.

Të shtunën në mëngjes, zona ishte e mbuluar nga automjete të djegura, tenda të braktisura dhe objekte të tjera të mbetura nga luftëtarët e fundit të grupit dhe familjet e tyre.

Komandanti i Përgjithshëm i Forcës Demokratike Siriane tha në një ceremoni për të shënuar fitoren, se “sot shpallim shkatërrimin e të ashtuquajturës organizatë të Shtetit Islamik dhe fundit e kontrollit të territorit të xhepit të fundit të saj në rajonin e Baghuzit.

Deri në momentet e fundit, natën e së premtes dhe në orët e para të së shtunës, Shteti Islamik vazhdoi të mbrohej, duke përdorur sulme vetëvrasëse, madje dhe fëmijë si mburoja njerëzore, në përpjekje për të mbajtur kontrollin në pjesën e fundit të territorin.

Fati i luftëtarëve të fundit ISIS-it, ndoshta disa qindra nga ithtarëve më të vendosur dhe besnikë, nuk është ende i qartë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG