Lidhje

Anija "Viking Sky" i shpëton katastrofës, mbërrin në port


Një anije luksoze me rreth 1.400 pasagjerë në bord, përfshirë dhe ekuipazhin, mbërriti në një port të Norvegjisë të dielën pasi i shpëtoi një katastrofe kur motorët e saj nuk po punonin më për shkak të një stuhie.

Kryqi i Kuq norvegjez njoftoi për rreth 20 persona të plagosur. Ata kishin pësuar dëmtimeve serioze në kocka dhe të çara në trup.

Përpara se anija të mbërrinte në port, punonjësit e emergjencës evakuuan nga ajri 479 persona.

Kapiteni i anijes "Viking Sky" lëshoi një alarm për ndihmë të shtunën pasdite.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” njoftoi se evakuimi u bë "në rrethana jashtëzakonisht të vështira" në kushtet e një erë me një shpejtësi deri në 70 kilometra në orë dhe me lartësi dallgësh mbi 8 metra.

"Kisha frikë! Nuk kam përjetuar kurrë një gjë kaq të frikshme", tha Janet Jacob, një nga udhëtarët e parë që u evakuua, për transmetuesit norvegjez NRK.

Shumica e pasagjerëve në anije ishin shtetas amerikanë dhe britanikë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG