Lidhje

Avionët izraelitë sulmojnë Rripin e Gazës


Të martën herët në mëngjes, avionë luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në Rripin e Gazës ndërsa ushtria izraelite njoftoi vazhdimin e sulmeve me raketë nga territori palestinez. Dhuna ka shtuar shqetësimet mbi mundësinë e një konflikti më të madh, vetëm dy javë para zgjedhjeve në Izrael.

Luftimet e fundit vijnë pas hedhjes së një rakete nga palestinezët në Izrael, i cili u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza.

Të hënën në mbrëmje, sulmet ajrore izraelite goditën dhjetra objektiva në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë zyrën e kreut të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Nuk pati njoftime të menjëhershme për viktima nga sulmet ajrore, që erdhën si hakmarrje ndaj një sulmi me raketa të Hamasit, që goditi një shtëpi në Izraelin qendror, duke plagosur shtatë vetë.

Sulmi i dytë ndaj Izraelit në javët e fundit bëri që kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu të shkurtojë udhëtimin e tij në Uashington, por jo

përpara se Presidenti Trump zyrtarizoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë e Golanit.

"Kam një mesazh të thjeshtë për armiqtë e Izraelit. Ne do të bëjmë gjithshka që duhet për të mbrojtur popullin dhe shtetin tonë".

Dhuna ka shtuar shqetësimet mbi mundësinë e një konflikti më të madh vetëm dy javë para zgjedhjeve në Izrael.

Zyrtarët palestinezë thonë se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga egjiptianët, por është e paqartë nëse armëpushimi do të zbatohet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG