Lidhje

Marrëdhëniet SHBA-Tajvan


Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen pritet të flasë për politikën e jashtme të qeverisë së saj përmes një lidhjeje me video në një panel organizuar nga Fondacioni konservator Heritage, në Uashington.

Marrëveshjet diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, ndalojnë bisedime zyrtare të nivelit të lartë Tajvan-SHBA dhe Kina reagon me zemërim kur sheh shenja se Shtetet e bashkuara nuk e respektojnë këtë marrëveshje.

Megjithatë pjesëmarrja e udhëheqëses tajvaneze, nuk është e papritur. Marrëdhëniet jozyrtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit, janë përmirësuar nën presidentin Donald Trump gjatë dy viteve të fundit dhe qindra njerëz në Kongres dhe organizata amerikane, kanë përgatitur terrenin për këtë rilindje të marrëdhënieve.

Që nga Lufta Civile e viteve 1940, Kina ka pretenduar sovranitet ndaj Tajvanit të vetëqeverisur dhe ka paralajmëruar se do ta marrë me forcë nëse është e nevojshme.

Avokatë të Tajvanit në Shtetet e Bashkuara, amerikanë dhe tajvanezë punojnë çdo ditë me anëtarët e kongresit për të ngritur nivelin e marrëdhënieve të Tajvanit me Kinës, megjithë kundërshtimin e Kinës.

“Nuk kam takuar asnjëherë një anëtar të Kongresit të thotë që nuk mbështet çështjet e Tajvanit”, thotë Coen Blaauw, drejtori ekzekutiv i Shoqatës Formosan për Çështje Publike, një organizatë tajvaneze me qendër në Uashington.

“Për të mbështetur kauzën e Tajvanit, ne flasim për pavarësinë e tij, vetëvendosjen dhe përveç kësaj ndjenjat kundër Kinës në Uashington janë në nivelin më të lartë ndonjëherë”, tha zoti Blaauw.

Kush e rrit profilin e Tajvanit

Partia Demokratike Progresive e Tajvanit ka një mision në Shtetet e Bashkuara dhe mbështetet nga Shoqata Formosan për Çështje Publike. Të paktën dy grupe të tjera grumbullojnë fonde ose bëjnë lobizëm pranë qeverisë amerikane, tha Huang Kwei-bo, zëvendës dekan i Kolegjit Kombëtar Chengchi për marrëdhënie ndërkombëtare.

Grupet e avokatisë punojnë nga afër me anëtarë të Kongresit amerikan që preferojnë Tajvanin ndaj Kinës, sepse është vend demokratik si Shtetet e Bashkuara.

Qëndrimi i Kongresit dhe Presidentit Trump

Për anëtarët e Kongresit, “shtypja e zhvillimit të Kinës, ky është objektivi kryesor dhe pavarësisht se çfarë mendojnë për Tajvanin, hsitoria tregon se tajvani është më miqësor”.

Të paktën gjysma e senatorëve amerikanë dhe po aq në Dhomën e Përfaqësuesve po punojnë për lidhje më të forta mes Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit, duke paraqitur legjislacion të ri, ose duke mbështetur masa të tjera në komisione, tha zoti Blaauw.

Ligjet në Kongres dhe përpjekjet e lobizmit po i përmirësojnë marrëdhëniet SHBA-Tajvan tani sepse Presidenti Trump e mbështet këtë çështje, thotë Sean King, zëvendës presidemti i firmës konsultative Park Strategies në Nju Jork.

Qeveria amerikane miratoi shitjen me vlerë 1.42 miliardë dollarë të armëve të sofistikuara Tajvanit në vitin 2017, duke indinjuar Pekinin.

Studiuesit thonë se zoti Trump favorizon Tajvanin që t’i kujtojë Kinës se Shtetet e Bashkuara kanë ndikim më të madh gjeopolitik. Pekini dhe Uashingtoni janë mbërthyer në një mosmarrëveshje tregëtare të hidhur që në vitin 2018.

Zonja Tsai ka gjasa të “vlerësojë forcimin e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara”, gjatë diskutimit në Fondacionin Heritage këtë javë, tha Alexander Huang, profesor studimesh strategjike në Universitetin Tamkang University në Tajvan.

“Publiku amerikan, media, qarqet akademike dhe Kongresi kanë qenë prej kohësh miqësore ndaj Tajvanit”, tha zoti King.

“Ndryshimi tani është krahu ekzekutiv. Gjithçka fillon dhe mbaron me udhëheqjen. Kur bëhet fjalë për Tajvanin, Preisdenti Trump deri tani ka mbajtur qëndrimin më mbështës në historinë e kohëve të fundit”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG