Lidhje

Protesta e opozitës, tension para parlamentit


Në Shqipëri edhe protesta e sotme e opozitës u shoqërua me përplasje me forcat e policisë ndërsa një grup manifestuesish tentuan në mënyrë të përsëritur të çajnë korodnin e sigurisë në hyrje të parlamentit. Në përfundim të protestës zoti Basha deklaroi se me kryeministrin Rama nuk do ketë as zjedhje dhe as pakt. Nga ana e tij kreu i qeverisë nga salla e parlamentit deklaroi se nuk ka ndërmend t’i ofrojë opozitës asgjë përveçse bashkëpunim për të reformën zgjedhore.

Protesta e opozitës, tension para parlamentit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:12 0:00

​Protesta e sotme nisi me tensione që në moment e para kur banorët e zonës së Astirit tentuan të kalojnë në rrugën e këmbësorëve pranë ministrisë së Brendshme, ku ishin rreshtuar forca të shumta policie.

Përplasjet vijuan më pas, thuajse gjatë gjithë kohës edhe në hyrjen kryesore të parlamentit, ku u hodhën shashka e tymuese të shumta. Ndërsa drejtuesit e opozitës mbanin fjalime, një grup manifestuesish u përpoq në mënyrë të përsëritur të thyente gardhin e policisë, së cilës nuk ju desh megjithatë të ndërhynte me gaz lotsjellës apo me pompat e ujit për të sprapsur përpjekjet e protestuesve.

Pas një qëndrimi të gjatë para parlamentit, nën drejtimin e udhëheqësve të opozitës, protesta u spostua para ministrisë së Brendshme, në shenjë kundërshtimi ndaj ndalimit të disa manifestuesve gjatë ditës së sotme dhe të tjerëve që janë arrestuar gjatë protestave të mëparshme. Hyrja qëndrore dhe muret e fasadës kryesore u bënë me bojë të zezë nga një prej manifestuesve.

Si zakonisht mbyllja e protestës u bë në selinë e Partisë Demokratike me një fjalim të shkurtër të kryetarit Lulzim Basha i cili përsëriti se beteja e nisur do të shkojë deri në fund: “Kush nuk e ka kuptuar, le ta kuptojë mirë dhe qartë: Zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë, pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë. Kjo betejë ka nisur për çdo shqiptar, ka nisur për të çliruar Shqipërinë nga qeveria e krimit dhe e korrupsionit më të thellë që ka njohur Shqipëria në 30 vite. Kjo qëndresë ka nisur për t’i kthyer qeverisjen çdo shqiptari dhe nuk do të ndalet derisa ta bëjë realitet".

Nga salla e parlamentit kryeministri Rama gjithashtu ripërsëriti se nuk mund të ketë asnjë lloj kompromisi: “Hyjnë ata në zgjedhje, s’hyjnë ata në zgjedhje, zgjedhjet vendore do të bëhen në afatin e caktuar. Ideja se këtu do ketë ndonjë zhvillim dhe se do bëhet ndonjë përmbysje e rregullave të lojës, apo do bëhet ndonjë kompromis, ku do futet si pjesë e kompromisit mandati që shqiptarët i kanë dhënë Partisë Socialiste për të qeverisur e vetme, pa të tjerë në prehër, deri në vitin 2021, është një ide ngushëlluese për të ridalë prapë te gardhi të enjten tjetër”.

Zoti Rama bëri të qartë se e vetmja ofertë për opozitën është që palët të ulen në tryezë për reformën zgjedhore. Kryeministri megjithatë theksoi se nuk do të presë pa fund dhe se reforma do të miratohet, për të plotësuar në këtë mënyrë dhe një detyrim që Këshilli europian i ka lënë Shqipërisë, për hapjen e bisedimeve për anëtarësim qershorin e ardhshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG