Lidhje

Papa mbron vendimin e tij të refuzimit të dorëheqjes së kardinalit Barbarin


Papa Françesku mbrojti vendimin e tij për të refuzuar dorëheqjen e kardinalit francez Philippe Barbarin, i cili u shpall fajtor se nuk raportoi tek autoritetet një prift që kishte abuzuar seksualisht me fëmijë.

Papa Françesku, i cili bisedoi të dielën me gazetarët pas kthimit nga një udhëtim dy-ditor në Marok, tha se mbi këtë çështje nuk do të kishte një vendim derisa të përfundonte procesi i apelimit.

"Kardinali Barbarin si njeri i kishës dha dorëheqjen, por unë nuk mund ta pranoj atë moralisht. Sipas ligjit dhe sipas jurisprudencës klasike ndërkombëtare ekziston gjithmonë prezumimi i pafajësisë ndërsa vazhdon procesi gjyqësor. Ai e ka apeluar vendimin e parë dhe gjykimi vazhdon", tha papa.

Më parë gjatë këtij muaji kardinali Barbarin u dënua me kusht për 6 muaj, lidhur me akuzat për mos raportimin tek autoritet të një prifti abuzues. Pretendohet se prifti Benard Preynat ka abuzuar seksualisht me disa djem në vitet 1980-1990.

Më 18 mars kardinali Barbarini ofroi dorëheqjen. Në vend që ta pranonte dorëheqjen e tij Papa i kërkoi Barbarinin që të bëjë atë që ai besonte se ishte më e mira për arkipeshkëvinë e Lionit. Kardinali 68-vjeçar i ka kërkuar zëvendësit të tij të marrë drejtimin e kryepeshkopatës deri në përfundim të procesit të apelimit.

Philippe Barbarini është kleriku më i lartë francez i përfshirë në skandalin botëror të pedofilisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG