Lidhje

Shqipëri, shtyhen hetimet ndaj Llallës


Në Shqipëri, Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e ish Prokurorit Adriatik Llalla për shfuqizimin e zgjatjes me tre muaj të hetimeve të nisura ndaj tij

Ndaj zotit Llalla Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton për të paktën 4 vepra penale, që nga fshehja e pasurisë, te mosdeklarimi i të hollave në kufi, shpërdorimi i detyrës dhe pastrimi i parave. Avokati i zotit Llalla kërkoi që Gjykata të urdhëronte mbylljen e hetimeve të cilat kanë nisur që prej afro një viti. Por Gjykata i la kohë prokurorisë e cila ka deklaruar se po pret një përgjigje nga autoritetet gjermane të cilat mendohet se kohë më parë e kanë ndaluar zotin Llalla në kufi ndërsa kishte me vete një sasi të madhe parash.

Zoti Llalla u largua nga detyra në përfundim të mandatit në dhjetor të vitit 2017. Vitin e shkuar Departamenti i Shtetit njoftoi se i kishte ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë dhe familjes së tij, duke shpjeguar se Sekretari i atëhershëm i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Nga viti 2017 janë afro 170 zyrtarë dhe ish zyrtarë të cilëve u është mohuar ose revokuar viza për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të dyshimeve për përfshirjen e tyre në akte korrupsioni.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG