Lidhje

E dyshuara për vrasjen e vëllait të udhëheqësit të Koresë së Veriut i shpëton dënimit me vdekje


Një vietnameze aktualisht është i vetmi përson i ndaluar në Malajzi nën akuzat për vrasjen e vëllait nga babai të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Ajo ka pranuaj fajësinë ndaj një akuze më të lehtë në një gjykatë malajziane.

Hisyam Teh Poh Teik , avokati i Doan Thi Huong tha të hënën se klientja e tij ka pranuaj fajin për një akuzë më të vogël, për shkaktim lëndimesh përmes përdorimit të armëve apo mënyrave të rrezikshme.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë një përfundim të mirë për Doan. Kemi një datë që ajo pret të kthehet në shtëpi dhe ajo ditë është shumë pranë.”

Vietnamezja Huong u akuzua se i kishte hedhur në fytyrë zotit Kim Jong Nam agjentin nervor VX në aeroportin e Kuala Lumpurit në shkurtin e vitit 2017.

Një muaj më parë u hodhën poshtë akuzat për vrasje në lidhje me të njëjtin incident ndaj indonezianes Siti Aisyah. Të dyja grate kanë qënë të dyshuarat e vetme nën arrest, pasi katër koreano-veriorë të dyshuar u larguan nga vendi mëngjesin e vrasjes së zotit Kim.

Avokatët për të dy gratë thanë se klientet e tyre ishin individë pa vlerë në atentatin politik ku ishte përfshirë ambasada e Koresë së Veriut në Kuala Lumpur. Kim Jong Nam ishte djali i madh i familjes sunduese të Koresë së Veriut. Ai pati jetuar jashtë vendit për shumë vite por mund të ishte konsideruar se përbënte kërcënim për sundimin e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG