Lidhje

Biden merr përgjegjësi për shqetësimet e ngritura nga gratë


Joe Biden Accused of Sexual Misconduct - 4/1/19

Ish-nënpresidenti Joe Biden, i cili pritet të shpallë kandidaturën për president për zgjedhjet e 2020-ës, është akuzuar nga disa gra se ka krijuar një situatë të pakëndshme me prekje e kontakte fizike në aktivitete publike. Në përgjigje, zoti Biden është zotuar të jetë shumë më i kujdesshëm dhe të respektojë hapësirën personale të të tjerëve.

Zoti Biden nxori dje një video pasi katër gra kishin thënë se ai i kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme në publik gjatë aktiviteteve politike.

“Gjithmonë doja të krijoja lidhje të afërta me të tjerët, qoftë me një shtrëngim duarshm, duke i vënë dikujt dorën mbi supe, me një përqafim. Tani të gjithë pozojmë së bashku për selfie. Normat sociale po ndryshojnë, po zhvendosen. Kanë ndryshuar kufijtë e mbrojtjes së hapësirës personale. E kam kuptuar. E kuptoj”.

Sapo u publikua videoja, tre gra të tjera sollën shembuj kur ishin vënë në pozitë të pakëndshme në kontaktet me zotin Biden, qoftë nga një prekje, apo një koment mbi paraqitjen e jashtme. Akuzat e reja përfshihen në numrin e sotëm të gazetës Washington Post.

Asnjëra nga gratë që ka ngritur këto shqetësime në lidhje me zotin Biden nuk ka ngritur padi, por ka thënë se është ndjerë në siklet nga prekja në fjalë.

Megjithëse zoti Biden nuk ka deklaruar zyrtarisht kandidaturën për president, në bazë të anketave ai kryeson ndaj pretendentëve të tjerë që kanë shpallur kandidaturë, si politikani me shanset më të forta për të mundur Presidentin Donald Trump vitin e ardhshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG