Lidhje

Gjykata Evropiane: Rusia shkeli të drejtat e Navalnyt me arrestin shtëpiak


Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka arritur në përfundimin se autoritetet ruse shkelën të drejtat e politikanit të opozitës, Aleksei Navalny duke e mbajtur në arrest shtëpiak në vitin 2014.

Zoti Navalny u vendos nën arrest shtëpiak në shkurt 2014 ku u detyrua të rrinte i mbyllur për disa muaj, ndërsa hetohej nën dyshimet për përvetësime në të ashtuquajturin rastin Yves Rocher, për të cilin ai dhe përkrahësit e tij, thonë se ishte i motivuar politikisht."Kufizimet ndaj tij, përfshirë kushte të ashpra për komunikimet e tij, ishin të tepruara për akuzat penale me të cilat përballej", tha gjykata në një deklaratë, pas vendimit të sotëm.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut arriti në përfundimin se Rusia kishte shkelur Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. "Ishte gjithashtu e qartë se ai ishte trajtuar në atë mënyrë për të frenuar aktivitetet e tij publike", shtoi gjykata. Navalny është një nga kundërshtarët kryesorë të Presidentit Vladimir Putin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG