Lidhje

Libi, ashpërsohen luftimet mes forcave qeveritare dhe kryengritësve


Goditje dhe shpërthime kanë tronditur kryeqytetin libian, Tripoli dje dhe sot ndërkohë që ashpërsohen përleshjet mes forcave qeveriare të mbështetura nga Kombet e Bashkuara dhe kryengritësve të Ushtrisë Kombëtare Libiane që veprojnë në lindje të vendit.

Në jug të kryeqytetit forcat qeveritare u rezistuan përpjekjeve të kryengritësve besnikë të Gjeneralit Khalifa Haftar.

Ushtria Kombëtare Libiane që vepron nën komandën e Gjeneralit Khalifa Haftar filloi një ofensivë dy javë më parë por nuk ka arritur të thyejë vijën e mbrojtjes së trupave qeveritare.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për armëpushim në Libi, por Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që kërkonte ndalimin e luftimeve në këtë vend të Afrikës Veriore.

Në një deklaratë këtë javë, Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Trump kishte biseduar me telefon me Gjeneralin Haftar, ku presidenti kishte vlerësuar rolin e gjeneralit në luftën kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të burimeve libiane të naftës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG