Lidhje

Protestat në Angli kundër ndryshimeve klimatike


Policia britanike njoftoi se më shumë se 1 mijë vetë janë arrestuar që prej fillimit të protestave masive mbi ndryshimet klimatike në Londër një javë më parë.

Policia njoftoi të hënën se totali i personave të arrestuar llogaritet në 1,065 që kur ai që njihet si rebelimi i zhdukjes nisi të paralizojë pjesë të Londrës qendrore për të theksuar nevojën për ulje të mprehta në përdorimin e karbonit. Vetëm ndaj 53 të arrestuarve janë ngritur zyrtarisht akuza për vepra penale.

Policia thotë se Ura e Waterloo-s u rihap, pasi u pushtua nga demonstruesit që nga e hëna e kaluar.

Grupi i protestuese jo të dhunshme po kërkon negociata me qeverinë lidhur me kërkesën për ta kthyer në prioritet kryesor ngadalësimin e ndryshimeve klimatike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG